Ndërlidhjet

BE: Po, procesit të liberalizimit të vizave me Kosovën


Bruksel
Bruksel

Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik.





Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e rrugës për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Eurokomisionari për zgjerim, Oli Ren, tha se Kosovës do t’i ofrohet dhe një marrëveshje tregtare.

Propozimet “ofrojnë një fazë të re të raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, tha Ren.

Ai shtoi se “këto masa do t’i tregojnë Kosovës se afrimi me BE-në nuk është diçka abstrakte, por, para së gjithash, është real, i prekshëm e me përfitime për të gjithë”.

Ren kërkoi nga qeveritë e vendeve anëtare të mbështesin propozimin. Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin që Kosova të mos mbetet pas vendeve të tjera të rajonit në reformat e nevojshme për t’iu bashkangjitur Unionit.

Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane, me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik.
XS
SM
MD
LG